Njoftim për ceremoninë mbyllëse të UVP-së

Administrator Administrator 13 korrik 2017 Arkivuar

Mbrëmja e së premtes, e datës 14/07/2017, do të jetë e rezervuar për ceremoninë mbyllëse të edicionit të 17-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës. Ceremonia mbyllëse, e cila do të filloj në ora 18:00, do të zë vend në ambientet e Amfiteatrit të Bibliotekës Universitare.

Ju njoftojmë që gjatë kësaj ceremonie do të bëhet edhe shpërndarja e certifikatave të studentëve pjesëmarrës në 11 kurset e këtij edicioni të UVP-së.

Në edicionin e 17-të me radhë të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, kanë marrë pjesë rreth 350 studentë, në mesin e tyre rreth 100 studentë ndërkombëtar.

Universitetit Veror Ndërkombëtar u hap me 3 korrik 2017.