Njoftim për anulimin e dy konkurseve për emërimin e personelit akademik në UP
Senati i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen elektronike të mbajtur sot, më 8 janar 2026, anuloi dy konkurset për emërim të personelit akademik me numra protokolli 4/522 dhe 4/590 të hapura më 15 dhe 22 dhjetor 2025.
Me këto konkurse ishin paraparë pozita të reja për mësimdhënësit dhe asistentët në dymbëdhjetë njësi akademike të UP-së.
Konkurset u anuluan në pajtim me dispozitat e zbatueshme të Statutit të Universitetit të Prishtinës, pas krijimit të rrethanave të reja ligjore e faktike.
Universiteti i Prishtinës rishpalli po ashtu sot një konkurs të ri për emërimin e personelit akademik të tij, në të cilin përfshihen të dy konkurset e anuluara.