Njoftim nga Departamenti i Burimeve Njerëzore në Universitetin e Prishtinës, në bazë të parimit të transparencës.
Universiteti i Prishtinës është duke e realizuar procedurën e rekrutimit për plotësimin e vendeve të lira në administratën e universitetit sipas konkurseve të shpallura konform dispozitave ligjore në fuqi.
Ftohen të gjitha palët, brenda dhe jashtë Universitetit, duke përfshirë shoqërinë civile, mediat etj. që të jenë pjesë e procesit të monitorimit gjatë procedurave të rekrutimit.
Palët e interesuara për monitorim duhet të lajmërohen në rektorat duke filluar nga sot.