NJOFTIM: NESËR MBAHET PANAIRI NACIONAL I PUNËS DHE KARRIERËS 2020
Të dashur studentë dhe të diplomuar,
Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me DIMAK Kosovo dhe partnerë të tjerë, ka organizuar Panairin Nacional të Punës dhe të Karrierës 2020.
Nëse doni punë, zhvillim në karrierë apo mundësi studimi, ky është rasti që të njoftoheni me mbi 100 kompani dhe institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, për të i mundësuar vetës arritjen e objektivave tuaja profesionale.
Panairi do të jetë virtual dhe do të mbahet, nesër, me datë 25 nëntor 2020, me fillim nga ora 09:00 përmes platformës: https://virtual.kosovafair.com
Për të kuptuar më shumë rreth mënyrës së regjistrimit në platformën virtuale të panairit, ju mund të klikoni linkun në vijim: https://xhafa.info/Visitor_final.mp4
Agjendën e plotë, së bashku me linqet për të u qasur në sesionet e këtij panairi i gjeni duke klikuar KËTU.