Njoftim: Ndryshon bordi drejtues i AKP-së

Njoftim: Ndryshon bordi drejtues i AKP-së

Administrator Administrator 24 tetor 2020 Arkivuar

Me datë 23 tetor 2020, bordi drejtues i Programit të Avancimit dhe Kualifikimit të Pedagogëve (AKP), nën udhëheqjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Naser Sahiti, mbajti mbledhjen e parë për semestrin aktual. Në këtë takim u trajtuan temat në vijim:

  1. Mbarëvajtja e mësimit në semestrin e kaluar dhe përgatitjet për fillimin e mësimit në semestrin aktual;
  2. Plotësim/ndryshimi i nenit 3 të Rregullores Nr. 1/440, dt. 15.05.2018 të Programit për Avancimin dhe Kualifikimin e Pedagogëve Mësimdhënës;
  3. Marrja e vendimit për përbërjen e re të bordit të AKP-së;
  4. Të ndryshme.

Në kuadër të temës së parë, drejtoresha e programimt, prof. asoc. dr. Linda Grapci njoftoj anëtarët e bordit lidhur me ecurinë e mësimit në semestrin e kaluar dhe përgatitjet për fillimin e semestrit të ardhshëm për vijuesit e programit të AKP-së. Prof. Grapci u shpreh që semestri i radhës mund të filloj qysh nga 1 nëntori, pra menjëherë pas stabilizimit të procesit mësimor në programet e tjera në fakultetet e UP-së.

Në kuadër të pikës së dytë, rektori Sahiti kërkoj që të rishqyrtohet përbërja e bordit të AKP-së, meqë ky program është në fazën e përfundimit dhe gjithashtu intensiteti i punëve dhe ngarkesës së bordit ka rënë. Me propozimin e rektorit Sahiti u vendos unanimisht që në përbërjen e re të bordit të AKP-së të mos përfshihen: rektori, prorektori për buxhet dhe financa, një profesor i UP-së, si dhe tëi rekomandohet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që të emëroj vetëm një përfaqësues, nga dy sa kanë qenë deri me tani.

Bazuar në rregulloren e ndryshuar, bordi aktual i AKP-së në kuadër të pikës 3 vendosi që në të ardhmen ky bord të përbëhet nga:

  1. Prorektori për mësim dhe çështje për studentë (kryesues);
  2. Sekretari i përgjithshëm i UP-së;
  3. Dekani i Fakultetit të Edukimit;
  4. Përfaqësuesi/it nga MASHT (MASHT vendos për një ose dy anëtarë);
  5. Një përfaqësues i institutit të Pedagogjisë;
  6. Drejtori i programit.

Në pikën e fundit të këtij takimi, u diskutuan aspekte të ndryshme lidhur me të ardhmen e këtij programi. Të pranishmit ishin të një mendimi që programi i AKP-së duhet të përmbyllet pas përfundimit të semestrit aktual. Në këtë kontekst Rektori Sahiti kërkoj që në mbledhjen e radhës, drejtoresha e programit të prezantoj në plan të përmbylljes së këtij programi dhe të inventarizimit adekuat të dosjeve të të gjithë kandidatëve që kanë vijuar programin e AKP-së.

Takimi i përmbyll me vendimin që mbledhja e radhës e bordit të AKP-së, me përbërje të re, të mbahet javën tjetër.