Njoftim: Mundësi trajnimi në projekte vullnetare për trashëgimi kulturore

Administrator Administrator 3 qershor 2019 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton të gjithë studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Departamenti Arkitekturë dhe Fakultetit Filozofik, Departamenti Antropologji Kulturore dhe Arkeologji, si dhe Departamenti i Historisë, për mundësinë e pjesëmarrjes në trajnime dhe projekte vullnetare për trashëgimi kulturore, të organizuara nga European Heritage Volunteers dhe mbështetur nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Për tu informuar rreth projekteve vullnetare dhe pjesëmarrjes në trajnime, UP dhe KKTK, më datë 06 qershor 2019, nga ora 13:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës, organizojnë sesion informues, ku merr pjesë edhe Drejtori Ekzekutiv i EHV, Bert Ludwig.

Detajet rreth projekteve dhe mënyrën e aplikimit mund t'i gjeni në: http://kktk.rks-gov.net