📢 Njoftim me rëndësi për studentët e rinj të UP-së: Zgjatet afati i aplikimit për banim në konviktet e Qendrës së Studentëve

📢 Njoftim me rëndësi për studentët e rinj të UP-së: Zgjatet afati i aplikimit për banim në konviktet e Qendrës së Studentëve

Administrator Administrator 19 shtator 2025 Arkivuar

Të dashur studentë të rinj të Universitetit të Prishtinës, 

Ju njoftojmë se pas bashkëpunimit të drejtuesve të Qendrës së Studentëve me Parlamentin Studentor, afati për aplikimin për banim në konvikte është zgjatur deri të hënën, më 22 shtator, në orën 24:00

🗓 Pasi për të aplikuar për banim duhet më parë të regjistroheni, regjistrimi në Administratën Qendrore të UP-së për studentët që ende nuk kanë mundur ta përfundojnë këtë proces, do të realizohet edhe gjatë vikendit, sipas këtij orari:

  • E shtunë (20.09.2025): nga ora 10:00 deri në 14:00
  • E diel (21.09.2025): nga ora 10:00 deri në 14:00

⚠️ Gjatë vikendit dhe ditës së hënë (22.09.2025), regjistrimi në Administratën Qendrore të UP-së do të jetë i mundur vetëm për studentët që aplikojnë për banim në konvikte.

📅 Ndërsa, nga dita e martë, 23.09.2025, do të vazhdojë regjistrimi i të gjithë studentëve të tjerë sipas dinamikës së rregullt. 

🎓 Universiteti i Prishtinës falënderon menaxhmentin e Qendrës së Studentëve dhe përfaqësuesit e Parlamentit Studentor për bashkëpunimin.