Njoftim: Ligjëratë e hapur për ndërmarrësi

Administrator Administrator 23 nëntor 2018 Arkivuar

Tomi Kaukinen, folës dhe ndërmarrës nga Finlanda, do të vizitojë Kosovën me datë 27 dhe 28 nëntor. Për rrugëtimin e tij si ndërmarrës, do të ligjërojë me datë 27 nëntor në ora 10:00, në Fakultetin Ekonomik – Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina".

Ngjarja është e hapur për të gjithë studentët e universiteteve e kolegjeve në Kosovë.

Tema e ligjëratës së hapur është: "Nga Helsinki në Real Madrid".

Ftohen të gjithë studentët e interesuar në ndërmarrësi të bashkohen në këtë aktivitet.