Njoftim: Konferencë e përbashkët ndërkombëtare për Inxhinieri dhe Edukim Biznesi

Njoftim: Konferencë e përbashkët ndërkombëtare për Inxhinieri dhe Edukim Biznesi

Administrator Administrator 16 janar 2019 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ju njofton se me 16 - 19 tetor 2019, në Sibiu të Rumanisë, do të organizohet konferenca e përbashkët: 9th Balkan Region Conference on Engineering and Business Education (BRCEBE) dhe 11th International Conference on Engineering and Business Education (ICEBE).

Misioni i konferencës është të shpërndajë gjetjet e fundit të hulumtimit, rezultatet e zhvillimit në inxhinieri dhe edukim biznesi, si dhe ngritjen e kapaciteteve, me fokus bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe ndër-kulturor.

Kjo konferencë ofron një mundësi unike për akademikë, hulumtues dhe studentë nga e gjithë bota, për të ndarë njohuritë, shqetësimet dhe perspektivat e tyre mbi mjedisin dhe qëndrimin edukativ, të përshtatshme për zhvillimin e teknologjive inovative, aplikacioneve të teknologjisë, proceseve të biznesit, modelet dhe zhvillimin personal me ndikim global dhe lokal.

Klikoni këtu për të parë posterin informues të konferencës. Nderkaq, më shumë detaje rreth aktivitetit jepen në linkun në vijim: http://conferences.ulbsibiu.ro/brcebe/