NJOFTIM: Konferenca Ndërkombëtare Ballkanike e Autizmit - WAO 2020

Administrator Administrator 22 janar 2020 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Instituti i Evropës Juglindore për Shëndetësi dhe Politika Sociale (ISEE-HSP), në partneritet me shoqatën “Autizmi” dhe institutin “AutisMedical” nga Turqia, nën ombrellën e Organizatës Botërore të Autizmit, po organizon "Konferencën Ndërkombëtare Ballkanike të Autizmit - WAO 2020", në mënyrë që ta shënojë Ditën Botërore të Autizmit në Kosovë.

"Konferenca Ndërkombëtare Ballkanike e Autizmit - WAO 2020" është event treditor, që përfshin një ditë me punëtori dhe dy ditë konferencë, e si i tillë është event ku profesionistë, prindër, individë të spektrit, anëtarë të familjes së individëve me autizëm dhe avokatë mblidhen që të diskutojnë tema të ndryshme rreth fushës së autizmit.

Profesionistë nga fusha të ndryshme ekspertize, përfshirë këtu perspektivën mjekësore dhe terapeutike, ligjërojnë rreth temave të ndryshme, që ofrojnë hulumtimet më të reja në fushën e autizmit rreth strategjive praktike të punës dhe gjithëpërfshirjes së individëve me autizëm.

Për më shumë informacione mund të kontaktoni në:
Web: http://autismedi-biac.com/ 
Facebook: fb.me/2020BIACK
Email: [email protected]
Tel:+383 (0) 49 417 – 279