Njoftim: KAEF-i hap aplikimin për programin e bursave për magjistraturë në SHBA

Njoftim: KAEF-i hap aplikimin për programin e bursave për magjistraturë në SHBA

Administrator Administrator 3 qershor 2020 Arkivuar

Programi i bursave për magjistraturë në SHBA, Fondi Kosovaro-Amerikan i Edukimit (KAEF), hap aplikimin për vitin akademik 2021. Programet ofrohen në dy mënyra, ajo tradicionale e studimit në SHBA, si dhe ajo online, program që mund të vijohet edhe nga profesionistët e rinj. Afati i fundit për aplikim është data 13 korrik 2020, për kushtet e aplikimit: https://www.kaef-online.org/

Fondi Kosovaro-Amerikan i Edukimit (KAEF)

KAEF-i është një fond i vazhdueshëm i edukimit, që kontribuon në zhvillimin ekonomik afatgjatë të Kosovës përmes edukimit. KAEF ofron bursa të plota të nivelit master për kosovarët për t’u shkolluar në universitetet e përzgjedhura amerikane. Prej vitit 2005 deri më sot, KAEF-i ka ndarë mbi 100 bursa të nivelit master, duke u bazuar në një proces konkurrues, meritor dhe si i tillë nuk diskriminon në baza etnie, moshe, race, gjinie, feje apo nevojave të veçanta.

Risi në KAEF:

Nga ky vit, krahas programit tradicional të studimit në SHBA, bursa e KAEF-it ofron edhe programin e magjistraturës online. Ky drejtim parasheh ofrimin e bursës për profesionistët e rinj, të cilët duan t‘i ndjekin mësimet pa ndërprerë marrëdheniet e punës që kanë në Kosovë. Programet akademike mund të zgjasin nga një deri në tre vjet.

Procesi i aplikimit:

Fillimisht, aplikacionet e plotësuara online shqyrtohen nga ekspertët amerikanë të arsimit të lartë. Në fazën e dytë, kandidatët e vlerësuar do t’i nënshtrohen intervistës dhe testimeve (TOEFL, GMAT/GRE). Së fundmi, bëhet përzgjedhja e studentëve në bazë të vlerësimeve të aplikacioneve, rezultateve të testeve dhe të intervistës.

Aplikacioni i KAEF-it për bursa të nivelit master është i hapur dhe afati i fundit për aplikim është data 13 korrik 2020. Aplikacionit mund t’i qaseni në këtë vegëz: https://www.kaef-online.org

Postimi në Facebook mund të gjendet këtu: https://www.facebook.com/kaefonline/photos/a.10150263607456156/10157110763871156/?type=3&theater

Postimi në Twitter: https://twitter.com/kaefonline/status/1259790115980926978/photo/1