NJOFTIM: EKSPOZITË E KURATORES MAJLINDA KELMENDI DHE STUDENTËVE TË UP-së

Administrator Administrator 11 nëntor 2019 Arkivuar

Ftoheni të merrni pjesë në hapjen e ekspozitës “Dekonstruksion”, të kuruar nga profesoresha në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, Majlinda Kelmendi. Ekspozita do të hapet nesër, më 12 nëntor 2019, në orën 19:00, në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Ekspozita organizohet që disa vite së bashku me studentë aktualë dhe të diplomuar në programin Arti konceptual dhe mediat e reja, në kuadër të lëndës Pikturë Konceptuale.

Koncepti kuratorial: Artistët vazhdimisht e referojnë ndërtimin e së kaluarës në tema të rëndësishme, duke kritikuar modele të vjetruara, duke studiuar histori të harruara ose kontestuara, për të realizuar ide. Të kuptuarit e precedentit historik është një pjesë e rëndësishme e sigurimit të kontekstit dhe informimit të përvojave tona aktuale. Përmes krahasimit dhe kontrastimit të ideve bashkëkohore dhe shembujve historikë, artistët dhe studentët e artit janë në gjendje të shohin se si idetë evoluojnë dhe si e kaluara informon tendencat e ditëve të sotme me ide të reja.

Studentët pjesëmarrës: Rea Latifi, Abetare Syla, Agnesa Eshrefi, Ardhmërie Bregovina, Art Terstena, Diore Buzhala, Ema Isaku, Endrita Ibishi, Enkela Maxhuni, Erza Kryeziu, Drilon Haxhijaj, Fikrete Misini, Endrit Jashanica dhe Kybra Alemdar.