NJOFTIM: Ditët e Orientimit për Maturantë në Universitetin e Prishtinës
Të dashur maturantë,
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” po organizon “Ditët e Orientimit për Maturantë”.
Qëllimi i këtij aktiviteti është njohja e maturantëve për së afërmi me mundësitë e studimeve në Universitetin e Prishtinës, ku nga përfaqësuesit e fakulteteve dhe përfaqësues të tjerë të arsimit të lartë, do të informoheni për këto mundësi.
Kur: 24 - 26 prill 2019, nga ora 10:00 deri 15:00
Ku: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
Klikoni materialet e listuara më poshtë, për më shumë informata rreth diteve orientuese.
Agjenda
Lista e pjesëmarrësve
Posteri
Ky aktivitet orientues për nxënës është mbështetur nga Busulla - Portali zyrtar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për orientim profesional, edukim dhe këshillim në karrierë.
Eja dhe oriento karrierën tënde!
#BëhuUP