NJOFTIM: Bursa studimi në Japoni

Administrator Administrator 31 maj 2019 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton të gjithë studentët se është hapur konkursi për bursa të nivelit bachelor dhe master në një nga universitetet japoneze. Këto bursa janë ofruar nga Ministria e Arsimit, Kulturës, Sportit, Shkencës dhe Teknologjisë në Japoni (MEXT), për studentët të cilët janë të diplomuar apo që do të diplomojnë deri në mars të vitit 2020.

Për ta përfituar këtë bursë, studentët duhet të jenë shtetas të Kosovës, të lindur pas muajit prill të vitit 1985, si dhe duhet ndjekur fushën e njëjtë të studimeve në nivelin bachelor (për bursat në master).

Afati për aplikim vazhdon të jetë i hapur deri në datën 7 qershor 2019.

Për më shumë detaje rreth aplikimit, klikoni në vegzën: https://www.at.emb-japan.go.jp/kosovo/en/30_culture/010_study/index.html