Në Qendrën e Gjuhëve të UP-së fillon kursi i gjuhës turke për studentët e UP-së!

Në Qendrën e Gjuhëve të UP-së fillon kursi i gjuhës turke për studentët e UP-së!

Administrator Administrator 24 shtator 2025 Arkivuar

Qendra e Gjuhëve e Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre në Prishtinë, më 1 tetor 2025 fillon kursin e gjuhës turke në Fakultetin e Filologjisë.

Kursi do të zhvillohet në hapësirat e Qendrës së Gjuhëve, në Fakultetin e Filologjisë.

Aplikimet pranohen deri më 29 shtator 2025, ora 12:00.

Për kushtet dhe mundësitë e pjesëmarrjes në kurs, do të njoftoheni para testit të përcaktimit të nivelit. Informatat për vendin dhe kohën e mbajtjes së testit janë si vijon:

Vendi:  Qendra e Gjuhëve (Fakulteti i Filologjisë (kati përdhese, Rr. "George Bush", p.n. 10 000 Prishtinë)   

Data:    1 tetor 2025

Koha:   13:00

Aplikimin mund ta bëni online duke plotësuar formularin: https://forms.gle/t8opdXKVaMCKjrTQ9

Ngarkesa javore: 2 x 2 orë mësimore