Në një vizitë në universitet, prorektorja për ndërkombëtarizim priti këshilltarët për politikë të jashtme të Presidencës së Kosovës
Prorektorja për ndërkombëtarizim e Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Arta Basha Jakupi mirëpriti znj. Rejhan Vuniqi, këshilltare për politikë të jashtme dhe prof. dr. Vehbi Miftari nga presidenca teksa bënë një vizitë në universitet.
Prorektorja Basha Jakupi i uroi mirëseardhje dhe patën rastin të diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit me Universitetin Kei në Japoni, si dhe me Afrikën.
Znj. Vuniqi dhe profesor Miftari gjatë takimit theksuan interesin e presidencës për krijimin e partneriteteve të reja me Universitetin Kei të Japonisë. Diskutimet u përqendruan në shkencë, teknologji dhe kulturë, ku u gjetën potencialet e përbashkëta për iniciativa kërkimore, shkëmbime studentore dhe bashkëpunim akademik.
Gjithashtu, një tjetër pikë e rëndësishme diskutimi ishte bashkëpunimi me universitetet në rajonin e Afrikës. Këshilltarët për politikën e jashtme dhe prorektorja për ndërkombëtarizimin shprehën dëshirën e tyre për të forcuar lidhjet me universitetet afrikane dhe për të zhvilluar programe bashkëpunimi në fusha të ndryshme të interesit.
Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve të Universitetit të Prishtinës me institucionet prestigjioze ndërkombëtare.
Vizita e këshilltarëve të Presidencës për Politikë të Jashtme u mirëprit nga universiteti dhe shihet si një mundësi e rëndësishme për të zgjeruar horizontet e bashkëpunimit dhe për të nxitur shkëmbimin e njohurive dhe ideve ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë.
Universiteti i Prishtinës është i hapur dhe i përgatitur për të eksploruar perspektivat e bashkëpunimit me universitetet e njohura arsimore anembanë botës, duke nxitur një mjedis akademik të pasur dhe me ndërveprime konstruktive.