Në “Javën e Universitetit”, përzgjidhen esetë dhe fotografitë më të mira të studentëve
Shtatë studentë tanë u shpërblyen me dhurata e mirënjohje pasi esetë dhe fotografitë e tyre u përzgjodhën si më të mirat në garat studentore, të hapura për nder të 50-vjetorit të themelimit së Universitetit të Prishtinës.
Përkundër afatit të provimeve, numri i të interesuarve për këto gara ishte i madh, gjë për të cilën rektori prof. dr. Marjan Dema tha se është mjaft i lumtur.
“Uroj që në përvjetorët e ardhshëm të jeni ju ata që i inicioni këto aktivitete, pa ftesën tonë, pra të jeni ju ata që bëheni nismëtarë të këtij përvjetori, të jeni ju ata që i ftoni rektorët në aktivitetet tuaja, sepse për mua asnjë sukses s’ka më shumë vlerë sesa suksesi juaj”, tha rektori Dema.
Studentët fitues në garën me fotografi (fotografitë i gjeni në fund të tekstit) janë:
- Edvin Selmancena
- Fatlind Azizi
- Drenika Ahmeti
- Vesa Kamberi
Ndërkaq, triumfuesit e garës se esesë më të mirë janë studentët:
- Jeton Hoxha
- Lirik Veselaj
- Albina Rushiti
Ndërkaq, studentja Sala Jashari, e cila kishte shkruar poezi për 50 vjetorin e UP-së, u shpërblye me çmim të veçantë.
Të dyja garat u organizuan në kuadër të “Javës së Universitetit”, për nder të 50-vjetorit të UP-së.



