Në FEFS zgjedhën fituesit e Garës Pranverore të Sportit

Administrator Administrator 31 mars 2019 Arkivuar

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" ishte nikoqir i Garës Pranverore të Sportit, ku morën pjesë studentë nga universitetet publike dhe kolegjet private vendore. Të premten u zgjodhën fituesit e dy garave sportive, të basketbollit dhe te pingpongut, të cilët u shpërblyen me kupa dhe medalje.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema, i cili para fillimit të garës u bë pjesë e lojërave, duke luajtur me studentët në të dy kategoritë sportive.

Fitues të garës pranverore të këtij viti në basketboll 3×3 për vajza u shpall Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, UP, ndërkaq ekipi fitues në basketboll 3×3 për meshkuj ishte po ashtu ekipi nga FEFS-i.

Në anën tjetër, kategorinë e vajzave në ping-pong vendin e parë e mori Hanife Zeqiri nga Departamenti i Psikologjisë në UP, ndërkaq, në kategorinë e meshkujve në ping-pong fitues u zgjofh Orhan Kurteshi nga Kolegji AAB.

Gara Pranverore e Sportit u organizua nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës.