Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Departamentit të Gazetarisë në UPHP iu dhuruan 560 libra
Më rastin e shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” iu dhuruan 560 libra nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Në një konferencë për shtyp, profesoresha e këtij departamenti, Dr. Phil. Remzie Shahini – Hoxhaj falënderoj Ambasadën Amerikane për këtë donacion të librave dhe për kontributin që kanë dhënë në vazhdimësi për zhvillimin e këtij departamenti në kuadër të UPHP-së.
Ndërsa, z. Richard Mei nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, u shpreh se liria e shtypit është shumë e rëndësishme për një shtet demokratik. Me këtë rast, ai i inkurajojë studentët dhe stafin e këtij departamenti në kuadër të UPHP-së që të vazhdojnë tutje me punën e tyre dhe të mos ndalen se dhëni kontributin e tyre në këtë drejtim.
Me rastin e dhurimit të këtij fondi librash nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë për Departamentin e Gazetarisë, disa tituj iu dhuruan studentëve të pranishëm.