Ndarja e bursave universitare për studentët e Universitetit të Prishtinës
Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina” në mbledhjen e mbajtur më datë 07. 03. 2019 mori:
V E N D I M
I. Për ndarjen e bursave universitare për studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët i kanë plotësuar kushte e konkursit me nr. prot: 4/295 dt: 16.11.2018 për vitin akademik 2018/19.
II. Studentët që janë përfitues të bursës universitare për vitin akademik 2018/19 duhet të
paraqiten në zyrën e shërbimit financiar të fakultetit përkatës me dokumentet si në vijim:
1. Kopja e letërnjoftimit
2. Xhirollogaria e bankës-aktive.
Këshillë Juridike: Studentët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë përfitimi të bursës universitare për rezultatet e arritura gjatë vitit akademik 2017/18 dhe nuk janë përfshirë në listën e përfituesve të bursës, kanë të drejtë ankese pas publikimit të listave në tabelën e shpalljeve dhe në ueb-faqen e UP-së, përkatësisht më 12 dhe 13 mars 2019. Ankesat duhet të dorëzohet në ndërtesën e rektoratit të UP-së, zyra nr. 2.