MUNDËSI PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTË

MUNDËSI PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTË

Blerta Dibrani 23 qershor 2022 Arkivuar

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës është në kërkim të praktikantëve dinamikë dhe energjikë, të cilët janë të motivuar të mësojnë dhe të punojnë në fushën e drejtësisë. Puna praktike do të zgjasë 3 muaj, me mundësi zgjatjeje deri në 6 muaj.

Kjo mundësi praktike ju lejon të fuqizoheni në fushën tuaj përmes aftësimit me punë praktike.

Për të aplikuar, duhet të dorëzoni CV-në tuaj në: [email protected]. Titulli i emailit duhet të jetë: Aplikim për praktikë në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Të gjithë aplikantët duhet të jenë studentë të Universitetit të Prishtinës.