Mundësi për pjesëmarrje në Shkollën Verore në Krakow (Poloni)

Mundësi për pjesëmarrje në Shkollën Verore në Krakow (Poloni)

Administrator Administrator 20 mars 2019 Arkivuar

Njoftohen studentët e nivelit Master dhe PhD se Komuniteti i Energjisë me seli në Vjenë ka hapur mundësinë për të aplikuar në Shkollën Verore për Energji 2019. Këtë vit kjo ngjarje mbahet Kraków (Poloni) nga 24 Gusht deri më 31 Gusht 2019 nën organizimin e përbashkët nga Jagiellonian University dhe AGH University of Science and Technology. Për kandidatët të cilët pranohen të gjitha shpenzimet (përveç biletës së udhëtimit) mbulohen nga organizatori. Aplikimi juaj duhet të shoqërohet me një punim në fushën e Energjisë deri në 5 faqe.

Lidhur me afatet e aplikimit, kushtet përkatëse dhe detajet tjera ju lutem vizitoni linkun: https://energy-community.org/aboutus/summer-school/2019.html

Afati për aplikim: deri më 31 Mars 2019