MUNDËSI PËR PËRFITIMIN E GRANTIT LIDHUR ME ZHVILLIMIN E KURSEVE TË QEQ-it

MUNDËSI PËR PËRFITIMIN E GRANTIT LIDHUR ME ZHVILLIMIN E KURSEVE TË QEQ-it

Administrator Administrator 21 nëntor 2019 Arkivuar

Në kuadër të implementimit të Grantit nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë për realizimin e projektit “Avancimi i kapaciteteve akademike dhe profesionale të QEQ-it”, Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” shpallë të hapur mundësinë e aplikimit për përfitimin e Grantit me qëllim të zhvillimit të kurseve për programin e ri certifikues të QEQ-it të quajtur “Menaxhimi i Energjisë në Komunitet”.

  • Audienca e pranueshme për aplikim: Mësimdhënësit e rregullt të UP-së (me thirrjen e Profesorit) në fushat e Energjisë,  Ekonomisë dhe të Gazetarisë/Sociologjisë;
  • Niveli i shpërblimit/grantit: Deri në 3150 € për secilin aplikant të shpërblyer;
  • Afati i aplikimit: Aplikimet duhet të dorëzohen deri me 10 dhjetor 2019.

Emrat e kurseve që kërkohet të zhvillohen, lartësia e grantit dhe detajet tjera të rëndësishme janë të përfshira në ftesën për aplikim të cilën mund ta shkarkoni në: QEQ Ftesa

Për të shkarkuar formularin e aplikimit kliko në: Formulari QEQ