Mundësi Aplikimi për shtetasit kosovarë për bursa studimi në Universitetet e Bruneit
Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të aplikojnë në Brunei Darussalam. Programi i bursës u jep aplikantëve mundësinë për të marrë diplomë, gradë universitare dhe diplomë master pasuniversitare në cilindo nga institucionet e mëposhtme të arsimit të lartë:
· Universiti Brunei Darussalam (UBD),
· Universiti Islam Sulltan Sharif Ali (UNISSA),
· Universiti Teknologi Brunei (UTB) dhe
· Politeknik Brunei (PB).
Viti akademik fillon në korrik / gusht 2020.
Data e mbylljes për pranimin e formularëve të kompletuar të aplikimit është 14 shkurt 2020, ora 16:00 (koha e Brunei).
Më shumë informata mund të gjeni në http://www.mfa.gov.bn/Pages/BDGS.aspx