Motivim shtesë: Shpallen rezultatet — Studentëve të UP-së u ndahen bursa në vlerën mbi 500 mijë euro

Motivim shtesë: Shpallen rezultatet — Studentëve të UP-së u ndahen bursa në vlerën mbi 500 mijë euro

Administrator Administrator 4 dhjetor 2025 Arkivuar

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur më 3 dhjetor 2025 miratoi dhënien e bursave për studentë të programeve master, të doktoratës dhe atyre me nevoja të veçanta, në vlerën 532 mijë e 700 euro. 

Përfitues të bursave në nivelin e studimeve master në vitin akademik 2023/’24 dhe 2024/’25 janë 685 studentë nga 13 njësi akademike të UP-së, sipas rezultateve të dala nga konkursi i datës 7 nëntor 2025. 

Bursa do të marrin edhe 54 studentë të doktoratës të katër fakulteteve nga viti akademik 2023/’24 dhe 2024/’25 që kaluan procesin e selektimit në bazë të rezultateve të konkursit të shpallur po më 7 nëntor 2025. 

Gjithashtu edhe 20 studentë me nevoja të veçanta të UP-së që studiojnë në nëntë fakultete kanë fituar të drejtën e bursës për vitin akademik 2023/’24 dhe 2024/’25. Edhe konkursi për këta studentë ishte shpallur në të njëjtën ditë dhe datë, si dy konkurset tjera. 

Bursat vjetore për studentët e nivelit master kanë vlerën 700 euro, për studentët e nivelit të doktoratës kanë vlerën 800 euro ndërsa për studentët me nevoja të veçanta shuma e tyre është 500 euro. 

Në vegëzat në vijim mund të gjeni rezultatet e konkurseve për bursa: 

Përfituesit e bursave të nivelit master 

Përfituesit e bursave të nivelit të doktoratës

Përfituesit e bursave nga studentët me nevoja të veçanta

Edhe këtë herë, me ndarjen e bursave dhe angazhimet e përditshme mësimore e kërkimore-shkencore, Universiteti i Prishtinës e dëshmoi se, në radhë të parë, ekziston, funksionon dhe është në shërbim të studentëve të tij dhe zhvillimit të vendit.