Mjeku i njohur me përmasa ndërkombëtare dhe profesori i Universitetit Shtetëror të Ohajos, Dukagjin Blakaj, do t’i bashkohet edhe personelit akademik të UP-së

Mjeku i njohur me përmasa ndërkombëtare dhe profesori i Universitetit Shtetëror të Ohajos, Dukagjin Blakaj, do t’i bashkohet edhe personelit akademik të UP-së

Administrator Administrator 30 tetor 2025 Arkivuar

Në mbledhjen e 21-të të Senatit të Universitetit të Prishtinës, të zhvilluar më 29 tetor 2025, me propozim të rektorit Arben Hajrullahu u miratua asociimi i profesorit të Universitetit Shtetëror të Ohajos, Dukagjin Blakaj, me Universitetin e Prishtinës. 

Profesori Blakaj, që do të punojë me orar të pjesshëm në Fakultetin e Mjekësisë, është profesori i dytë nga diaspora jonë akademike, i asociuar me Universitetin e Prishtinës. 

Onkologu i rrezatimit që drejton Departamentin për Kokë dhe Qafë të Onkologjisë Rrezatuese në Universitetin Shtetëror tëOhajos, asociohet me Universitetin e Prishtinës në bazë tëRregullores për transferim, programin ‘Brain Gain’ dhe rastet e nevojës së jashtëzakonshme të rekrutimit të personelit akademik, të miratuar më 30 prill 2025 nga Senati i UP-së

Profesori Blakaj studimet themelore për kimi, biologji molekulare dhe biofizikë i kreu në Universitetin Wesleyan të Konektikatit, ndërsa ka mbaruar studimet e mjekësisë (M.D.) në Albert Einstein College of Medicine, në New York, ku edhe magjistroi në fushën e biokimisë dhe doktoroi. Ai është profesor në Departmentin e onkologjisë rrezatuese (Department ofRadiation Oncology) në Ohio State University, ComprehensiveCancer Center - Arthur G. James Cancer Hospital and Richard J. Solove Research Institute Columbus, Ohajo.

Profesori Blakaj është autor e bashkautor i një sërë publikimesh shkencore  në fushat e interesimeve rreth tumoreve të ndryshme, terapive eksperimentale kundër këtyre sëmundjeve, radiologjisë, etj, dhe beson se vetëm me punë ekipore mund të mposhtet përfundimisht kanceri. 

Senati i Universitetit të Prishtinës më 30 shtator 2025 vendosi po ashtu që ta asocioj me UP-në edhe profesorin e Universitetit të Qytetit të Dablinit, i asociuar edhe me Universitetin e Oksfordit, Gëzim Visoka.

Pajtimi i profesorëve me përmasa ndërkombëtare dhe integritet të lartë akademik si Blakaj e Visoka për të u asociuar me UP-në, p.sh. përmes ligjëratave, zhvillimit të kërkimeve dhe bashkëpunimeve shkencore, do t’i ndihmojë UP-së të jetë në hap me zhvillimet e hovshme të kohës.