Me rastin e Ditës se Tokës, në kampusin e UP-së u inaugurua Muri/Premtimi i Prirët
Ky mur prej plastike, që reflekton veprimet tona të dëmshme dhe jo të përgjegjshme ndaj mjedisit, po qëndron në mes të rrugës sonë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme.
Teksa kaloni nëpër të, ju ftojmë të reflektoni mbi të bëmat dhe përgjegjësitë tona ndaj tokës, në mënyrë që sa më parë të arrijmë ta përmbushim edhe premtimin tonë klimatik.
Kjo nismë u realizua në kuadër të Ditëve të Tokës në Kosovë, që implementohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në bashkëpunim me Zyrën e Presidencës, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe partnerë të tjerë zhvillimorë.