Mbrojtja e temave të diplomave në nivelin bachelor përmes metodës virtuale
NJOFTIM
- Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, në përputhje me mundësitë dhe kushtet reale të krijuara pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19, kërkon mirëkuptim nga të gjithë studentët e UP-së, të cilët kërkojnë mbajtjen e provimeve të afatit të jashtëzakonshëm të prillit, se një gjë e tillë është e parealizueshme në këtë fazë.
- Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës është duke u angazhuar që të gjejë format më të përshtatshme për të realizuar mbajtjen virtuale të provimeve të afateve të rregullta, të përcaktuara sipas Statutit të UP-së.
- Dekanët e njësive akademike obligohen që të bëjnë përgatitjet e nevojshme teknike dhe ligjore, për t’ua mundësuar studentëve mbrojtjen e temave të diplomave, fillimisht studentëve të nivelit bachelor, ndërsa javët në vazhdim do të do të vendoset edhe për studentët e nivelit master.
- Detajet për mbrojtje të temave përmes metodës virtuale do të sqarohen në Udhëzuesin përkatës, i cili do t’u dërgohet të gjitha njësive akademike.
Udhëzuesit dhe formularët e nevojshëm i gjeni në linkun në vijim: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,97
Sinqerisht,
Rektori i Universitetit të Prishtinës
Prof. Dr. Marjan Dema