Mbledhja e Senatit: Miratohen rregulloret për bachelor e doktoratë dhe konkursi për studimet doktorale

Mbledhja e Senatit: Miratohen rregulloret për bachelor e doktoratë dhe konkursi për studimet doktorale

Administrator Administrator 1 prill 2026

Në mbledhjen e Senatit, më 1 prill 2026, u miratuan rregulloret për studimet në nivelet bachelor e doktoratë dhe u shpall konkursi për programet e akredituara të doktoratës. 

Senati rregulloi edhe çështjen e emërimeve për herë të parë dhe transferimeve brenda njësive akademike të UP-së, me qëllimin që ta rrisë ndërveprimin mes fakulteteve. 

U miratuan edhe rizgjedhjet e personelit akademik në Fakultetin Juridik dhe atë të Edukimit, derisa u shpall edhe konkursi për bashkëpunëtorë të jashtëm në lëndët që nuk janë pjesë e konkursit të hapur për personel akademik. 

U diskutua për mungesën e mësimdhënësve në disa lëndë të rëndësishme dhe emërimet e avancimet e domosdoshme në Fakultetin e Mjekësisë. U konstatua se profesorët klinikë të këtij fakulteti duhet të jenë të lidhur me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Senatorët vendosën ta kërkojnë një raport të plotë për çështjen e një profesori rreth mospërmbushjes së obligimeve kontraktuale dhe shkeljeve tjera etike, para se të vendosin në lidhje me këtë rast. 

U shqyrtua gjithashtu një ankesë ndaj një vendimi të Këshillit të Etikës, e cila pas diskutimeve, u hodh poshtë. Në mbledhjen e Senatit u miratuan edhe redaktorët profesionalë për dy tekste nga fushat e mjekësisë dhe arkitekturës, sipas rekomandimeve të Këshillit Botues të UP-së.