Mbahet takimi i bordit industrial në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit

Mbahet takimi i bordit industrial në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit

Marigone Vrajolli 2 tetor 2023 Arkivuar

Mbledhja e bordit industrial në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit u mbajt me qëllim lidhjen e industrisë me tregun e punës, punësimin e studentëve dhe krijimin e programeve të reja inovative.

Takimin e hapi rektori i universitetit, prof. Qerim Qerimi, i cili shprehu vlerësimin e tij për kontributin dhe idetë e trupit këshillues. Rektori vlerësoi edhe mundësinë e takimeve të shpeshta të bordit me qëllim kontributin e tyre në programet e fakultetit, si dhe zhvillimin e trajnimeve të ndryshme në zhvillimin e aftësive të kërkuara nga tregu.

Prorektorja Njomza Llullaku theksoi mundësinë e inkorporimit me bordin në interes të studentëve, siç është zhvillimi i një platforme për studentët e cila do të shërbejë si bazë e të dhënave të CV-ve të studentëve dhe kërkesave për praktikë nga kompani të ndryshme. Më pas mundësi për kurse jashtëkurrikulare për shëndetin fizik dhe mendor nga sporti, zhvillimi i kurrikulës e deri te reforma e kurrikulës.

Ndër të tjera, dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, prof. Musa Selimi falënderoi turpin këshillëdhënës për angazhimin e vazhdueshëm dhe kontributin e tyre në zhvillimin e fakultetit. Dekani theksoi rëndësinë e lidhjes së ngushtë me industrinë dhe tregun e punës për të siguruar një përvojë më të pasur për studentët dhe për të zhvilluar programe arsimore më të përshtatshme.

Kryetari i bordit industrial, z. Blerand Stavileci prezantoi rregulloren e bordit industrial si dhe prezantoi idetë e tyre për përmirësimin e lidhjes ndërmjet fakultetit, industrisë dhe tregut të punës.

Të pranishëm ishin prodekanët e fakultetit, prodekani për mësim, prof. Florian Miftari si dhe anëtarë të bordit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, personalitete të fushave të ndryshme të sportit dhe industrisë së tij.