Mbahet prezantimi “Si ju pëlqen të jetoni në të ardhmen? Një propozim nga uniVision!”

Administrator Administrator 7 qershor 2017 Arkivuar

Hapësira e Qendrës për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “ishte mikëpritëse e audiences dhe përfaqësuesve të unaVision në trajtimin e temës: Si ju pëlqen të jetoni në të ardhmen? Një propozim nga uniVision!

Të pranishmëve ju drejtua z. Johannes Pfister, bashkëthemelues dhe president i ThinkCamp - një organizatë jofitimprurëse me seli në Gjermani. Në fjalën e tij hyrëse, z. Pfister paraqiti një historik të shkurtër të ThinkCamp.

“Që nga viti 2008, ThinkCamp ofron udhëtime mësimore, diskutime të hapura dhe bashkërendon iniciativat e UnaVision të palët e treta me interes.  UnaVision është një rrjet i mësimit në hapësirë, ​​ku pjesëmarrësit mësojnë, punojnë dhe jetojnë së bashku, duke prototipuar një shoqëri globale elastike dhe rigjeneruese për të ardhmen” tha ai.

Përgjatë prezantimit, u diskutuan dhe u promovuan vlerat e edukimit jo formal dhe shkembimi i eksperiencave. Koncepti i edukimit jo formal bazohet në përpilimin e kurikules dhe zbatimin e  saj nga vetë grupi i studentëve, u tha ndër të tjerash në këtë prezantim.

Kosova në verën e vitit 2018 do të jetë pjesë e rrjetit global të ThinkCamp. Nga muaji shtator 2017 do të fillohet me  kontaktimin e studentëve të interesuar. ThinkCamp, pjesë e Akademia unaVision, do të ndërtohet në Komunën e Istogut, në një pjesë malore të sajen.  Hapësira mikëpritëse e unaVision do të siguroj akomodim dhe shujtat përkatës për studentët e regjistruar. ThinkCamp është një mundësi e shkëmbimit të kulturave dhe përvojave profesionale. Qëllim tjetër i ThinkCamp, është mbrojtja e mjedisit dhe kultivimi i një kulture progresiste mbi ambientin.

Qëllimi i kësaj iniciative lidhet ngushtë me orientimin në karrierë të studentëve,  ku atyre ju krijohet një mundësi e re e zgjedhjeve profesionale në jetën e tyre.

Në fjalimin e tij përmbyllës z. Johannes Pfister , ju drejtua të pranishmëve me fjalët: “ Ne po kërkojmë njerëz të frymëzuar, të cilët duan të përkushtohen për këto ide dhe të bashkohen me nismën tonë!”

Për më shumë informata rreth benefiteve të programit unaVision dhe ThinkCamp, vizitoni: http://www.unavision.eu dhe www.thinkcamp.eu