Mbahet konferenca “Roli i Konferencës së Bujanit në procesin e shtetndërtimit të Kosovës”

Mbahet konferenca “Roli i Konferencës së Bujanit në procesin e shtetndërtimit të Kosovës”

Irfan Nikci 5 prill 2024 Arkivuar

Sot, në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka zhvilluar punimet konferenca me temën “Roli i Konferencës së Bujanit në procesin e shtetndërtimit në Kosovë”.

Konferenca është organizuar në bashkëpunim edhe me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Ekspertë të fushës, profesorë dhe anëtarë të të dyja akademive paraqitën studimet dhe rezultatet e tyre.

Në konferencë mori pjesë edhe rektori i UP-së dhe studentë e anëtarë të stafit akademik të UP-së.