Mbahet konferenca “LEAPin Prishtina 2019”

Administrator Administrator 13 mars 2019 Arkivuar

Në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, u mbajt konferenca “LEAPin Prishtina 2019”. Ky samit me origjinë nga qyteti i Zagrebit, Kroaci, organizohet për komunitetet lokale në të gjithë botën, për të nxitur lidershipin dhe suksesin.

Folësit e këtij edicioni të samitit LEAPin i takuan kryesisht fushës së inovacionit, teknologjisë informative dhe moderne, sipërmarrjes dhe zhvillimit të karrierës.
Të pranishmëve në edicionin e tretë të LEAPin Prishtina, me fjalë përshëndetëse, iu drejtua edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Marjan Dema. Dema, në fjalën e tij, theksoi se UP-ja është institucioni kryesor i zhvillimit të vendit dhe për këtë po bën përpjekje për zhvillimin e inovacionit dhe lidershipit.

“UP-ja është motori kryesor i zhvillimit të vendit dhe jo më kot çdoherë e potencoj që nëse nuk ndodh transformimi në Universitetin e Prishtinës, ndryshim nuk mund të ketë as në Kosovë. Për këtë ne kemi themeluar dy qendra inovacioni në kampusin tonë, të dyja brenda një periudhe dy-tre vjeçare dhe nuk mund të ketë dëshmi më të madhe se kjo për rrugëtimin drejt modernes, që ka nisur UP-ja tani”, është shprehur Dema.

Përveç rektorit Dema, folës në këtë konferencë ishin edhe ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, z. Kujtim Gashi, ambasadorja kroate në Kosovë, znj. Marija Kapitanoviç, z. Shqiprim Arifi nga Komuna e Preshevës,, s

Organizatorët e kësaj konference, në fund, i shpërblyen të gjitha institucionet, të cilat kanë kontribuar në realizimin e këtij edicioni të LEAPin Prishtina, në mesin e të cilëve ishte edhe Universiteti i Prishtinës.

Samiti Learn Engage Act Progress është konferencë dyditore, e cila mbledh të rinj nga më shumë se 30 vende të botës, të cilët janë udhëheqës në komunitetet e tyre përkatëse.