Ligjërues nga Gjermania diskutojnë për dizajnin grafik me studentët Fakultetit të Arteve në UP

Administrator Administrator 30 maj 2018 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (The Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit –GIZ) ka mbajtur një trajnim tre javor me studentët e dizajnit grafik me titull “Non-Orginal Genius”.

Në këtë trajnim, i cili u mbajt në Fakultetin e Arteve në UP, u diskutua për tema të cilat rritën ndërgjegjësimin tek studentët e dizajnit grafik, si: thyrja e teknikave të kreativitetit, origjinalitetit dhe prezantimi i një platforme bashkëkohore për trendët më të reja në dizajn.

Ligjërues në këtë trajnim ishte Kushtrim Hamzaj, i cili është ekspert i diasporës dhe master i Arteve të Integruar në Departamentin e Dizajnit në Dessau të Gjermanisë. Hamzaj është njohës në fushën e komunikimit vizual dhe multimedias, njëherësh media dizajner ne Agjencinë Evernine Consulting në Mynih.
GIZ është organizatë gjermane e cila i dedikohet shërbimeve në fushën e bashkëpunimit internacional për zhvillim të qëndrueshëm.