Konkurs për pranimin e tridhjetë (30) praktikantëve në administratën e Universitetit të Prishtinës
Të dashur studentë dhe të diplomuar në njësitë akademike të UP-së,
Universiteti i Prishtinës ju fton të aplikoni në programin e punës praktike profesionale me pagesë.
Informatat e përgjithshme rreth konkursit:
Universiteti i Prishtinës duke u bazuar në dispozitat ligjore për angazhimin/pranimin e praktikantëve për kryerjen e punës praktike në zyrat administrative të UP-së ka për qëllim që studentëve dhe të diplomuarve të tij t’iu ofrojë mundës që aftësitë e tyre teorike gjatë studimeve në UP ti përplotësojnë dhe me pjesën praktike, në fusha të ndryshme profesionale dhe administrative.
Kriteret për përzgjedhje janë:
- Të jetë studentë/studente në ndonjërën nga njësitë akademike të UP-së, në studimet bachelor ose master apo
- Të jetë i diplomuar në ndonjërën nga njësitë akademike të UP-së
- Sipas nevojës, mund të organizohet edhe intervistë me gojë për aplikantet
Specifikat e të angazhuarve/pranuarve në punën praktike në UP:
- Të angazhuarit/të përzgjedhurit do të kenë kohëzgjatje të kontratës 6 (gjashtë) muaj
- Orari do të jetë fleksibil dhe do të koordinohet në mes të të përzgjedhurit dhe mbikëqyrësit të drejtpërdrejt
- Lartësia e pagesës do të jetë 200 (dyqind) euro në muaj
- Fusha e realizimit të praktikës do të përcaktohet pas përzgjedhjes varësisht prej profilit të të përzgjedhurit dhe nevojës së Universitetit të Prishtinës.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar, që të jenë pjesë e këtij programi të praktikës profesionale, duke bashkëngjitur pasqyrën e notave (ose diploma për të diplomuarit) mund të aplikojnë online në linqet: https://sems.uni-pr.edu/ (studentët aktivë të UP-së) dhe https://praktika.uni-pr.edu/ (të diplomuarit në UP), duke filluar nga data 23 prill 2025 deri më 29 prill 2025.
Suksese!