Konferenca studentore “Dialog me të kaluarën: Eksplorimi i kulturës, historisë dhe traditës brenda komunitetit”

Administrator Administrator 7 qershor 2019 Arkivuar

Studentët e vitit të dytë të degës së gjuhës dhe letërsisë angleze mbajtën konferencën studentore “Dialog me të kaluarën: Eksplorimi i kulturës, historisë dhe traditës brenda komunitetit”. Kjo konferencë u organizua për të pestën herë me radhë dhe në të morën pjesë rreth 70 studentë. Si rezultat të punës 15-javore në të cilën kanë qenë të angazhuar nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e profesoreshës së lëndës Dr. Blerta Mustafa, studentët i kanë prezantuar hulumtimet e tyre. Temat të cilat studentët i kanë hulumtuar dhe trajtuar ndërlidhen me aspekte të ndryshme të traditës dhe kulturës (ushqimet, festivalet, doket e zakonet, festat e ndryshme fetare, trashëgimia e gjakmarrja dhe artizanatet) si dhe të historisë së vonë të vendit (protestat, burgosjet politike, roli i mjekëve gjatë luftës së fundit në Kosovë). Në hapje të Konferencës morën pjesë edhe pro-rektori për mësim dhe për çështje për studentë, prof. dr. Hysen Bytyqi, dhe shefja e degës së Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, prof. dr. Shykrane Gërmizaj, të cilët i përgëzuan studentët për punën dhe angazhimin e tyre në vetëdijësimin e të rinjëve për të kaluarën e vendit.