Konferenca Ndërkombëtare „KosovaPAR 2025”: Ndërtimi i kapaciteteve të administratës publike në kohën e inteligjencës artificiale
Të dashur studentë,
Ju ftojmë të bëheni pjesë e „Kosova PAR 2025”, konferencës ndërkombëtare që sivjet, në edicionin e tretë, ka për temë kapacitetin e administratës publike për dhe nëpërmjet inteligjencës artificiale.
Konferenca e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Universiteti i Prishtinës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të zhvillohet në hapësirat e Fakultetit Filozofik nga 3 deri më 5 shtator.
„KosovaPAR” është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme në rajon në fushën e administratës publike, pasi mbledh e bën bashkë akademikë, ekspertë e vendimmarrës nga universitetet dhe institucionet më prestigjioze botërore nga 20 vende pjesëmarrëse.
Studentët pjesëmarrës do të kenë mundësi të ndjekin 14 panele me tematika të ndryshme si etika e përdorimit të inteligjencës artificiale, siguria kibernetike, të drejtat e njeriut, qeverisja digjitale dhe transformimi institucional.
Përveç diskutimeve, konferenca ofron punëtori praktike për përdorimin e inteligjencës artificiale në administratë dhe shërbime publike, sesione mbi inovacionin digjital dhe rrjetëzim me profesionistë ndërkombëtarë. Kjo është një mundësi unike për zhvillim profesional, akademik dhe përgatitje për karrierën tuaj në epokën digjitale.
Ju mirëpresim në „KosovaPAR2025”!