Konferenca e IX-të Ndërkombëtare "Ndryshimet Klimatike përkeqësojnë Alergjitë"
Në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, Asociacioni Kosovar për Alergjitë dhe Imunologjinë (AKIAA/KIAAA), nën drejtimin e prof. Luljeta N. Ahmetaj, në fakultetin e Mjekësisë dhe prorektores për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik prof.Arta Basha Jakupi, do të organizojnë Konferencën e IX-të Ndërkombëtare kushtuar problematikës alergoimunologjike “Ndryshimet Klimatike përkeqësojnë Alergjitë", që do të mbahet me datë 13 dhe 14 Dhjetor 2023, në Prishtinë në sallën e konferencave të Universitetit te Prishtinës akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, me 20 CME (pjesëmarrës aktiv) dhe 15 CME (pjesëmarrës pasiv).
Përveç kësaj, do të mbahet edhe një workshop për metodat e shkrimit të një artikulli shkencorë në revista me indeksim, në bazat e të dhënave të Clarivate dhe Scopus, si të prezantojmë më mirë të dhënat tona statistikore në një artikull shkencor e shumë tema të tjera.