Konferenca e dytë Ndërkombëtare Shkencore me titull “Migracioni, Diaspora dhe Zhvillimi Ekonomik”

Konferenca e dytë Ndërkombëtare Shkencore me titull “Migracioni, Diaspora dhe Zhvillimi Ekonomik”

Administrator Administrator 14 nëntor 2018 Arkivuar

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizon Konferencën e dytë Ndërkombëtare Shkencore me titull “Migracioni, Diaspora dhe Zhvillimi Ekonomik” (“Migration, Diaspora and Economic Development”).  
Konferenca do të mbahet në Prishtinë, më 15-16 Nëntor, 2018 në Fakultetin Ekonomik – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku pjesëmarrës do të jenë akademikë, profesorë dhe hulumtues nga Universitete Evropiane, regjioni dhe Kosova.

Punimet që do të prezentohen do të publikohen në Librin e Konferencës dhe punimet e përzgjedhura do të publikohen në Revistën Shkencore “Balkan Economic Review” me numër të ISSN: 2609-8717 që është mundësuar falë bashkëpunimit me University Nice Sophia Antipolis - Francë.

Konferenca Shkencore organizohet me mbështetjen e United Nations Development Program – UNDP.

Punimet e Konferencës do t’i hap:

Zt: But Dedaj – Dekan i Fakultetit Ekonomik

Ndërsa, fjalë përshëndetëse do të mbajnë:

Zt. Marjan Dema – Rektor i Universitetit të Prishtinës

Zt. Besim Beqaj – Ministës, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Zt. Izmi Zeka – Zëvendësministës, Ministria e Punëve të Brendshme

Zt. Srdjan Redzepagic – Profesor, University Cote d’Azur, Nice, France

Për informata më të hollësishme, ju lutemi referojuni agjendës (kliko këtu)