KOMUNIKATË NGA KËSHILLI DREJTUES
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e datës 11.04.2019, lëshon këtë:
KOMUNIKATË
Këshilli Drejtues konsideron se vendimet dhe propozimet e tij, kanë qenë gjithmonë në frymën e unifikimit dhe funksionalizimit të Parlamentit të Studentëve.
Këshilli Drejtues e vlerëson respektimin e vendimit të fundit, për mbajtje të mbledhjes së rregullt të Parlamentit të Studentëve me datë 10.04.2019, si dhe çfarëdo rezultati të dalë me shumicë absolute të anëtarëve të Parlamentit të Studentëve, vetëm nga mbledhja e rregullt.
Këshilli Drejtues i UP-së, e konsideron të konstituuar Parlamentin e Studentëve dhe legjitime mandatet e anëtarëve të Parlamentit të Studentëve, të verifikuara në mbledhjen e datës 11.12.2018, sipas vendimit nr. 4/972, dt. 20.12.2018, e cila ka qenë e monitoruar nga anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së.
Këshilli Drejtues, beson që Parlamenti i Studentëve do të gjejë gjuhë të përbashkët për tejkalim të të gjitha situatave në frymën e funksionalizimit të organeve studentore, gjithnjë në përputhje me Rregulloret në fuqi.
Këshilli Drejtues i UP-së