ITALISHTJA NË BOTË
Më 14 tetor, në orën 13:00, në sallën e Senatit të Universitetit të Prishtinës, në organizim të Institutit të Gjuhës dhe Kulturës Italiane të UP-së, dhe në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Kosovë, do të mbahet ligjërata e Profesorit emeritus Leonardo M. Savoia, nga Akademia della Crusca e Italisë.
Kjo ligjëratë është pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane i UP-së, me rastin e Javës së Gjuhës Italiane në Botë.