Ish- profesori i UP-së, Rexhep Ismajli zgjidhet anëtar nderi i Shoqatës së Linguistëve të Amerikës

Administrator Administrator 24 janar 2018 Arkivuar

Ish - profesori i albanologjisë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Akademik Rexhep Ismajli, është zgjedhur anëtar i përhershëm nderi i Shoqatës së Linguistëve të Amerikës (Linguistic Society of America (LSA), i cili është institucioni më i rëndësishëm shkencor për çështje të gjuhësisë.

Linguistic Society of America (LSA) është themeluar më 1924 dhe shërben për promovimin e studimeve shkencore në fushën e gjuhësisë. Është pandan i Akademisë së Shkencave për çështje të gjuhësisë. Boton dy revista ndër më prestigjiozet në botë: “Language” dhe “Semantics and Pragmatics”.

Që nga viti 1972 kur është pranuar si asistent në Fakultetin Filozofik, në degën e Albanologjisë, më pas në Fakultetin Filologjik, profesori Ismajli ka punuar me dekada si profesor në Universitetin e Prishtinës.