Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Universitetin e Splitit në Kroaci

Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Universitetin e Splitit në Kroaci

Administrator Administrator 2 korrik 2025 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin e Splitit në Kroaci  në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin dimëror 2025/2026.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbim stafi për mësimdhënie dhe trajnim.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

-       CV (në gjuhën angleze);

-       Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

-       Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

-       Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;

-       Kërkohet njohuri e gjuhës angleze  (minimumi niveli B2).

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 09 korrik 2025.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).