Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Universitetin e Paivias në Itali
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin e Pavias në Italia në kuadër të programit Erasmus+.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim stafit për trajnim dhe mësimdhënie
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
- Kërkohet të keni njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 02 mars 2026.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, shkarkoni këtu udhëzuesin.