Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Universitetin e Osjekut në Kroaci
Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Universitetin e Osjekut në Kroaci
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin e Osjekut në Kroaci në kuadër të programit Erasmus+.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim stafit për trajnim dhe mësimdhënie nga të gjitha fushat, me përparësi Fakultetit të Arteve.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
- Kërkohet të keni njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B2) si dhe një ftesë nga Universiteti pritës.
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 07 mars 2026.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).