Hapet thirrja për bursë në programin Erasmus+ në Universitetin WSB ,  Poloni

Hapet thirrja për bursë në programin Erasmus+ në Universitetin WSB ,  Poloni

[email protected] 13 maj 2026

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror të vitit akademik  2026/2027 për mobilitete në Universitetin WSB, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit janë:

Shkëmbimi i studentëve të nivelit Bachelor dhe Master

Fushat e mobilitetit: Menaxhment, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Kompjuterike

Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit BA dhe MA. Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët, të paktën, kanë të përfunduar vitin e parë (BA) ose semestrin e parë të studimeve përkatëse (MA).

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  • Certifikata e notave (në gjuhën angleze);
  • Certifikata që dëshmon se jeni student i UP-së (në gjuhën angleze);
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopja e pasaportës;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli i gjuhës angleze, minimumi B2);

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informata rreth lëndëve vizitoni linkun më poshtë: Incoming - Akademia WSB

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu   dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 20 maj 2026

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected]

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin më poshtë.

Bashkëngjitjet