Hapet thirrja për bursë në programin Erasmus+ në Universitetin Kalisz, Poloni

Hapet thirrja për bursë në programin Erasmus+ në Universitetin Kalisz, Poloni

Administrator Administrator 7 korrik 2025 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2025/2026 për mobilitete në Universitetin Kalisz, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit janë:

Shkëmbimi i studentëve nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Shkencat Humane

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

- Transkripti i notave (në gjuhën angleze);

- Certifikata që dëshmon se jeni student i UP-së (në gjuhën angleze);

- Letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Kopja e pasaportës;

- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli i gjuhës angleze, minimumi B2);

- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Lëndët e ofruara për semestrin e ardhshëm janë si më poshtë:

Faculty of Medicine

  1. FORENSIC MEDICINE (5 ECTS)
  2. EMERGENCY MEDICINE (5 ECTS)
  3. PROFESSIONAL FOREIGN LANGUAGE (ENGLISH) (2 ECTS)
  4. HEALTH ACTIVITY FORMS OF ADULTS AND THE ELDERLY (5 ECTS)
  5. QUALITY AND MANAGEMENT IN HEALTH CARE (5 ECTS)
  6. HISTOLOGY (5 ECTS)

at the Faculty of Social Sciences:

          1. MARKETING (5 ECTS)

          2. STAFF TEAM BUILDING (5 ECTS)

          3. INTERNATIONAL BUSINESS LAW (5 ECTS)

          4. ACCOUNTING (5 ECTS)

          5. ENTREPRENEURSHIP (5 ECTS)

 Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu   dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 15 korrik 2025.

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected]

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun në vijim uni-pr.edu.