Hapet thirrja për bursë në programin Erasmus+ në Helenic Mediterranean University

Hapet thirrja për bursë në programin Erasmus+ në Helenic Mediterranean University

Administrator Administrator 25 qershor 2025 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2025/2026 për mobilitete në Helenic Mediterranean University, në Greqi në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit janë:

Shkëmbimi i studentëve nga të gjitha fushat.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit BA, MA - Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët, të paktën, kanë të përfunduar vitin e parë (BA) ose semestrin e parë të studimeve përkatëse (MA).

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët BA dhe MA:

- Transkripti i notave (në gjuhën angleze);

- Certifikata që dëshmon se jeni student i UP-së (në gjuhën angleze);

- - Letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Kopja e pasaportës;

- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli i gjuhës angleze, minimumi B2);

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në HMU vizitoni ueb faqen: Offered Courses in English | IRO

 Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu 

dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  3 korrik  2025.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).