Hapet thirrja për Bursa studimi nga Qeveria Italiane për vitin akademik 2026–2027

Hapet thirrja për Bursa studimi nga Qeveria Italiane për vitin akademik 2026–2027

Administrator Administrator 16 mars 2026

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Italisë ka hapur thirrjen për bursa studimi për studentë të huaj dhe shtetas italianë me banim jashtë Italisë (IRE) për vitin akademik 2026–2027.

Këto bursa synojnë të promovojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën kulturore, shkencore dhe teknologjike, të forcojnë praninë e sistemit akademik dhe ekonomik italian në nivel ndërkombëtar, si dhe të nxisin mësimin e gjuhës dhe kulturës italiane.

Bursa mbulon ndjekjen e studimeve në institucionet e arsimit të lartë në Itali.

Lista e shteteve përfituese (përfshirë Kosovën) dhe informatat e plota për thirrjen mund të gjenden në faqen zyrtare:
https://studyinitaly.esteri.it/ListaBandi

Aplikimi bëhet vetëm përmes portalit online “Study in Italy”:
https://studyinitaly.esteri.it

Afati i fundit për aplikim:
26 mars 2026, ora 14:00