Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në " WARSAW UNIVERSITY OF LIFE SCIENCES – SGGW”, Poloni

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në " WARSAW UNIVERSITY OF LIFE SCIENCES – SGGW”, Poloni

[email protected] 15 maj 2026

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa në " WARSAW UNIVERSITY OF LIFE SCIENCES – SGGW, Poloni në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbim akademik afatshkurtër për studentët e Doktoratës: 16–20 qershor
(5-day training on Best Field Management Practices for Agroecosystem Health). Në rast të ndonjë pyetjeje specifike, ju lutemi mund t’i kontaktoni drejtpërdrejt partnerët në adresën elektronike: [email protected].

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin doktoratës:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notavet/ transkripta;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës.

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 22 maj 2026 ora 16:00h.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected];
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Bashkëngjitjet